Karaxhic në Hagë: S'jam përgatitur për mbrojtjen
HAGE- Ish lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic doli sot para gjykatës së Hagës në një seancë tepër të shkurtër. Ai tha se nuk ishte përgatitur për seancen e sotme. Ndërkohë seanca tjetër është vendosur të mbahet më 20 janar. Karaxhic mbrohet vetë ndaj akuzave për krime lufte, genocid dhe krime kundër njerëzimit për ngjarjet në luftën e Bosnjes 92-95. Ai u shpreh në seancë se edhe pse nuk ka nevojë për avokat mbrojtës, ende nuk ka mbledhur një ekip ligjor që ta zëvendësojë. “Nuk kam patur burimet e mjaftueshme, nuk kam ekip për mbrojtjen”.
Gjykatësi i Hagës akuzoi Karaxhicin se po ngadalëson procesin. Gjykatësi Iain Bonomi e kundërshtoi ankesën e Karaxhic se procesi ndaj tij po ecte shpejt, duke thënë se Karaxhic kishte zgjedhur vetë opsionin e vetëmbrojtjes. Deri tani procesi nuk ka arritur në asnjë pikë qe kur Karaxhic u arrestua ne Beograd. Mediat thone se gjyqtarët e Hagës duan të mos lejojnë që Karaxhic të pësojë të njëjtin fat si ish presidenti serb Slobodan Miloshevic, qe e zvarriti gjyqin duke u vetembrojtur për gati 4 vjet, deri sa vdiq nga infarkti në qeli dy vjet më parë.
(NEWS24/BalkanWeb)