Hollande viziton Kabulin

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP” e cila sqaron se President francez po ashtu pritet të takojë Presidentin afgan, Hamid Karzai.
Hollande shoqërohej nga Jean-Yves Le Drian dhe Laurent Fabius, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Punëve të Jashtme, admirali, Eduard Guillaud, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe gjenerali, Benoit Puga.
Presidenti francez, i cili mbërriti në Kabul në orën 04:00 GMT zhvillon vizitën e parë që prej zgjedhjes së tij më 6 maj. Ai vendosi të përshpejtojë tërheqjen e trupave franceze në këtë vend, por siguroi që prej mbërritjes së tij se kjo tërheqje do të bëhet e rregullt dhe e koordinuar. Raportohet se Hollande dëshiron t’u shpjegojë ushtarëve franceze arsyet e marrjes së këtij vendimi.
Aktualisht në Afganistan ndodhen 3350 ushtarë francezë, çka e bën Francën kontribuuesin e pestë më të madh në Forcat e NATO-s. Që prej fillimit të luftës në vitin 2001, mësohet se kanë humbur jetën 81 ushtarë francezë./Start/
2012-05-25 09:11