Media gjermane: Hollande sfidon dominimin e Merkelit

"Hollande vendosi axhendën evropiane'' theksonte ''Die Zeit'', ndërsa e përjavshmja ''Spiegel'' shkruante se "Hollande i rrëmbeu shkëlqimin Merkelit''. ''Ky është samiti i parë evropian që prej disa vitesh që nuk është dominuar nga Merkel'', theksoi ''Spiegel'' në faqen e saj të internetit duke nënvizuar se ishte gjithashtu ''hera e parë që prej disa vitesh që gjermanët dhe francezët nuk takohen para samitit për të vendosur një qëndrim të përbashkët''.
“Me eurobondet, këto kredi evropiane të përbashkëta, për të cilat Berlini nuk dëshiron të dëgjojë të flitet, François Hollande ka zgjedhur qëllimisht një subjekt të debatueshëm për të sfiduar kancelaren dhe për të konfirmuar se koha ''Merkozy'' (Merkel-Sarkozy) ka kaluar”, shkruan “Spiegel”.
2012-05-24 17:27