Në Moskë, takimi i radhës për Iranin

Kreydiplomatja e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton ka thënë se fuqitë botërore dhe Irani janë pajtuar që të takohen sërish, në Moskë më 18 dhe 19 qershor, në ato, që i ka cilësuar, bisedime hap pas hapi.
“Ne do të mbajmë kontakte intensive me homologët iranianë për të përgatitur takimin e ardhshëm në Moskë”, ka thënë Eshton në një konferencë për gazetarë, në mbyllje të takimit mes fuqive botërore dhe Iranit, që u zhvillua në Bagdad.
Palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, në lidhje mme programin kundërthënës bërthamor të Iranit, derisa kanë shëmbyer pako propozimesh mbi këtë temë.