E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, rritet mosha e daljes në pension

Rritet mosha e daljes në pension në Greqi. Siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore duke nisur nga 1 janari 2012 mosha e daljes së pension do të rritet nga 6 muaj deri në tre vjet.
 

Kufijtë e rinj të moshës së daljes në pension kanë të bëjnë me punonjësit e sektorit privat dhe atij publik, ndërsa përjashtohen vetëm ata që u bënë pjesë e një skeme siguracionesh shoqërore, para vitit 1983.
 

Në sektorin publik, përshtatja e limitit të ri të moshës të daljes në pension do të përfundojë në vitin 2013 dhe në sektorin privat, në vitin 2015. Pas këtyre datave, për daljen në pension do të nevojiten 40 vjet punë dhe një moshë prej 65 vjeç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›