E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut nis funerali i Kim Kim Jong II

Koreja e Veriut ka filluar shërbimet e funeralit për ish- liderin Kim Jong Il në Penian. Pamjet televizive treguan dhjetëra mijëra ushtarë kokëulur, ndërkohë që një portret gjigant i zoti Kim ka përshkruar rrugët e Penianit. Pasardhësi i tij dhe djali i tretë, Kim Jong-un, ecte pranë arkivolit të të atit. Funerali në Korenë e Veriut do të zgjasë dy ditë.
Kim Jong Il vdiq nga një atak në zemër më 17 dhjetor, në moshën 69 vjeçare. Asnjë delegacion i huaj nuk është lejuar të marrë gjatë ditës së sotme në funeralin e Kim. Kjo ceremoni është një ngjarje e rëndësishme për Korenë e Veriut, e cila vendos autoritetin e liderit të saj të ardhshëm, më pak se 30 vjeç dhe me pak përvojë politike. Përkujtimeve pritet të vazhdojnë dhe ditën e enjte, ku do të mbahet dhe tre minuta heshtje në mesditë dhe më pas do të fillojë shërbimi përkujtimor .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›