Greqi, rritje e ndjeshme e papunësisë
Athinë - Shkalla e papunësisë në Greqi në dhjetor të vitit të kaluar arriti në 8,9 për qind, njoftoi Shërbimi Kombëtar grek i Statistikave. Sipas të dhënave statistikore, në fund të vitit të kaluar, numri i të papunëve në Greqi ishte rreth 800 000 persona. Sipas gazetës greke "Avgi" vetëm në nëntor dhe në dhjetor të vitit 2008 numri i personave të papunë në Greqi u rrit me 67 000.
Shpëtim Zinxhirija, Start, Athinë
Shpëtim Zinxhirija, Start, Athinë