Ibrahim Jeniaj, 16 vjecari kosovar qe u vra ne masakren e shkolles gjermane

Berlin, 13 mars, 09:45, NOA – Mediat britanike dhe ato gjermane kanë publikuar sot emrin e djalit shqiptar nga Kosova i cili mbeti i vrarë gjatë masakrës së para dy ditëve në shkollën “Albertville” në Gjermani.
Ibrahim Jeniaj, ishte 16 vjeçar dhe sipas tabloidit britanik “The Sun”, ai ishte me paterica dhe nuk mund të lëvizte në momentin e tragjedisë, prandaj rezultoi i humbur brenda saj.
Ai është në të njëjtën kohë edhe i vetmi djali i cili mbeti viktimë e masakrës së kryer nga 17-vjeçari Tim Kretschmer, ish-nxënës i kësaj shkolle.
Ndërkaq, kërkimet e para të policisë kanë rezultuar se 17-vjeçari, i cili kishte ndëprerë mjekimin psikiatrik për shkak të depresioneve, ka qenë i interesuar për lojëra të dhunshme kopjuterike dhe filma horror.
Babai i tij është anëtar i një shoqate të qitësve dhe sipas të gjitha gjasave, duhet të përgjigjet për shkak të vrasjes nga neglizhenca, pasi nuk kishte siguruar si duhet armët e veta.
Thuhet ndërkaq, se ai pati duksutuar një ditë para msaakrës me një shok të tijin në internet, duke i komunikuar se do të shkonte të bënte naming në shkollën e tij, dhe se ishte mërzitur nga kjo jetë ku nuk e pyeste më asnjë.
Por shoku i tij nuk i kishte marrë fort seriozisht këto fjalë të tij.
n.e/NOA