E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICG paralajmëron SHBA-të

Kabul - Një dialog me kryengritësit si mjet për sjelljen e paqes është një taktikë që ka dështuar në të shkuarën, vlerësoi Grupi Ndërkombëtar i Krizave "International Crisis Group" (ICG). Duke paralajmëruar Uashingtonin i cili hodhi këtë ide lidhur me Afganistanin, ICG thekson se marrëveshje të mëparshme paqeje me rebelët në Afganistan dhe Pakistan kanë "nxjerrë në pah pushtetin dhe aktivitetet e kryengritësve që kanë rezultuar joefikase për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme". Përmes një raporti të botuar sot, ICG shton se "Nëse mund të arrihet një marrëveshje për të penguar sulmet kundër forcave afgane apo pakistaneze, dhuna tenton atëherë të drejtohet drejt shënjestrave të tjera, e veçanërisht kundër civilëve të paarmatosur, derisa marrëveshjet të prishen dhe kryengritësit të synojnë sërish forcat e sigurisë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›