Moska do të mbikëqyrë trajektoren e raketës K.veriore
Moskë - Meqenëse trajektorja e raketës koreanoveriore mund të kalojë mbi territorin e rus, ne do t'i kushtojmë një vëmendje të veçantë me mjete për zbulimin e një sulmi me raketa. Kështu ka deklaruar Shefi i komisionit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës (Dhoma e Lartë e Parlamentit), Mikhaïl Marguelov, duke i bërë apel Koresë së Veriut për "transparencë". Sipas tij, "Çdo aktivitet hapësinor i Phenianit e shqetëson komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe Rusinë. Ne do të donim që aktet e Phenianit të jenë absolutisht transparente". Marguelov shtoi se "U duhet dhënë një sinjal fqinjëve tanë koreanoveriorë se çdo aktivitet i tyre hapësinor rrezikon të acarojë diskutimet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut dhe të ketë një ndikim mbi bisedimet gjashtëpalëshe (dy Koretë, SHBA, Japoni, Kinë dhe Rusi)”.