Greqi, sërish lëkundje të forta tërmeti midis Kretës dhe Santorinit
KRETE - Një tërmet 4.5 ballë i shkallës Rihter, sipas Qendrës Euro-Mesdhetare Sizmologjike u shënua sot 9 minuta para orës 13:00, këtë herë rreth 79 km në perëndim të Heraklion, me thellësi rreth 10 km.
Kjo lëkundje e fortë u pasua nga disa tronditje të tjera, më të vogla, 3.2, 2.7, 3.4 ballë të shkallës Rihter.
Eshtë e treta ditë radhazi, që kjo zonë provon lëkundje tërmeti.
Dy ditë më parë lëkundjet kishin intensitet 5.3 ballë, ndërsa dje 5.2 ballë të shkallës Rihter.
(anila jole/Balkanweb)