E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Tekste shkollore për shqiptarët në Preshevë

TIRANE- Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto priti sot në një takim përfaqësues të komunitetit nga Lugina e Preshevës, konkretisht z. Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik; Galip Beqiri, kryetar i KNSH dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit.

Ministri Haxhinasto theksoi se në qendër të bisedimeve kanë qenë bashkëpunimi ndërmjet palëve në fusha të ndryshme, kryesisht atë të arsimit ku shtoi se qeveria shqiptare do të dërgojë tekste shkollore, për ciklin e ulët dhe atë të mesëm.

Nga ana tjetër deputeti në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, tha se ndihet optimist se të gjitha problemet në Luginë do të zgjidhen në saj të mbështetjes së faktorit shqiptar, kryesisht problemet për lëvizjen e lirë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›