E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal te liceu Jordan Misja, nxënësit fshehën hashashin në patatina

Tiranë- Një qese me bimë narkotike është gjetur në ambjentët e shkollës “Jordan Misja” në kryeqytet.

Ndërkaq mësohet se policia ka identifikuar dy nxënësit që kishin futur drogën në ambjentet e shkollës, Ahmet Gj, 12 vjeç dhe Julian J, 14 vjeç, njëri nxënës i klasës së gjashtë dhe tjetri i klasës së tetë.

Sipas policisë nxënësit ishin përpjekur të humbisnin gjurmët duke e fshehur hashashin e konsumuar brenda një qeseje patatinash. Por pas një hetimi disa ditor policia arriti në gjurmët e dy nxënësve që pasi e kishin konsumuar drogën e kishin fshehur në klasën tjetër.

Kjo ngjarje edhe pse ka ndodhur 10 ditë më parë është mbajtur larg medias si nga shkolla ashtu edhe nga policia. Ndërkaq mesohet se fëmijët e shoqeruar nga prindërit dhe psikologia janë shoqeruar nga policia për tu marrë në pyetje.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shkolla e Picarit, nxënësit mbledhin degë peme për tu ngrohur Gjirokastër- 70 nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Picar të Gjirokastrës...
  2. Gjirokastër- Shkollat pa ngrohje, nxënësit pezullojnë mesimin Gjirokastër- Shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme të qytetit të...
  3. Denoncim: Nxënësit me thika në shkollë Fenomeni i cili me ka shqetesuar kohët e fundit ështe...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›