E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit në burgun e Peqinit, pas protestës

PEQIN- Pas protestës së të burgosurve, Avokati i Popullit Igli Totozani ka vizituar burgun e Peqinit. Qëllimi i kësaj vizite është për të parë gjendjen e të burgosurve dhe për tu njohur nga afër me arsyen e protestës së tyre.

Prej disa ditësh të dënuarit në burgun e Peqinit kërkojnë shtimin e numrit të ditëve të lejeve për të shkuar pranë familjeve të tyre.

Kjo konfirmohet nga drejtoria e këtij institucioni të vuajtjes së dënimeve, sipas të cilëve, të burgosurit pretendojnë se ditët e lejeve janë kufizuar pas largimit pa kthim të një të burgosuri pak kohë më parë.

Sipas kësaj drejtorie, është arritur mirëkuptimi mes të dyja palëve, pas një takimi të zhvilluar brenda burgut, ndërsa premtohet rikthimi i regjimit normal të lejeve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›