E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Lagarde: Masat shtrënguese të përshtaten me cdo ekonomi

SHBA- Reduktimi jo i duhur i shpenzimeve mund të mbysë perspektivën e rritjes ekonomike.

Është ky paralajmërimi që ka bërë shefja e FMN-së Kristine Lagarde, e cila thotë se cdo program masash shtrënguese duhet t’i përshtatet secilës prej ekonomive dhe jo të jetë një program i përgjithshëm.

Kreu i FMN-së ka qenë një prej atyre që ka theksuar nevojën për të shkurtuar borxhet e tyre, por ekziston frika se mund të godasë rritjen ekonomike. Përgjigjia e duhur ndaj krizës në Eurozonë ishte dhe një nga debatet kryesore në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Disa vende duhet të bëjnë me shpejtësi këtë konsolidim fiscal, ndërsa vendet e tjera kanë hapësirë ndaj ato duhet të eksplorojnë në mënyrë që të ndihmojnë veten”- tha Lagarde.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›