Greqi, sherr mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burg, 3 të plagosur
Greqi- Një sherr masiv ka ndodhur most në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, ku janë konfliktuar një grup shqiptarësh me disa pakistanezë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun e Dhomokos ku tre shqiptarë dhe tre pakistanezë janë përleshur me thika, dhe për pasojë këta të fundit kanë mbetur të plagosur, ku njëri ëhstë në gjendje të rëndë.
Ta janë dërguar në psital, ndërsa policia ka nisur hetimet ndaj tre shqiptarëve. Mediat shkruajnë se plagosja ka ndodhur me thika të improvizuara.