E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shkatërrohet“Komploti i celulave” pranga dhe një shqiptari

ATHINE-Arrestohen 7 anëtarë të organizatës “Komploti i celulave të zjarrit”, mes të cilëve edhe Damiano Bollano 23 vjecari me kombësi shqiptare, nga Tepelena. Arrestimet u bënë në mëngjes në Volos dhe aksioni i sotëm konsiderohet nga policia si më i rëndësishmi, falë të cilit ranë në duart e saj 3 të dyshuar të rëndësishëm për vepra terroriste. Sipas të dhënave nga mediat, të arrestuarit që janë 5 meshkuj dhe 2 femra, janë anëtarë të organizatës terroriste “Komploti i celulave të zjarrit” dhe mes tyre janë kapur edhe 3 nga të shumëkërkuarit për terrorizëm, Damiano Bollano, Kristos Cakalos, dhe Jorgos Nikolopulos.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se polica dyshon që shqiptari Damiano Bollano, të jetë personi që i dërgoi zarfin bombë kancelares gjermane Angela Merkel, ndërsa për 24 vjeçarin Jorgo Nikollopullos dyshon se është dërguesi i bombës tek kryeministri italian Silvio Berluskonit.

Eshtë fjala për ngjarjet e fillimit të nëntorit të vitit të kaluar kur anëtarë të organizatës “Komploti i celulave të zjarrit” dërguan 14 pako bombë në disa ambasada të huaja ne Athinë.

Në Volos, në shtëpinë e marë me qira prej të arrestuarve policia gjeti dy kallashnikovë, gjashtë pistoleta, një revole, një sasi plumbash, uniforma policore, kompjutera, radio etj.

Në orët e mesditës policia zbuloi një bazë me armë në Athinë dhe tha se mund të ketë lidhje me të arrestuarit në Volos. Hetimet janë duke vazhduar nga Zyra e anti-terrorizmit. 

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›