E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man.Utd-Marsejë Ferguson kërkon kujdes Deshamp: Presioni mbi ta

Mançester Junajtid do të përballet të martën në mbrëmje me Marsejën, duke synuar kalimin për në turin tjetër të Champions League. “Djajtë e Kuq” nuk e kanë pësuar ende humbjen e parë këtë edicion, ndërkohë që Ferguson do të ketë të gatshëm edhe Luis Nanin. “Luajmë ndaj një skuadre me shumë eksperiencë dhe të fortë si Marseja, kështu që duhet të japim gjithçka, - deklaroi Ferguson. – Nani ka një shans të madh për të luajtur, ashtu si Majkëll Kerrik”, shtoi tekniku skocez.
Ndërkohë, trajneri i Olimpikut të Marsejës Didier Deshamp ka deklaruar para sfidës së nesërme në “Old Traford” se presioni për këtë ndeshje qëndron mbi Mançesterin. Barazimi 0-0 në Francë është një rezultat i mirë për Marsejën, ndonëse përballë ka një ekip të frikshëm. “Koha është me ne dhe menaxhimi i saj do të jetë i rëndësishëm, - deklaroi Deshamp. – Barazimi pa gola në shtëpi na jep dy opsione: një fitore ose një barazim, ndërsa Mançesteri nuk ka rrugë tjetër, përveçse të fitojë”, shtoi ai. 

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›