Bajerni kërkon çerekfinalen, Van Gal: Stastikat janë me ne
Të martën në mbrëmje Bajerni i Mynihut do të ndeshet me Interin, në ndeshjen e kthimit të të tetave të finales së Champions League. Një sfidë që vendos përballë nënkampionët me kampionët e Evropës, por që duket e ndryshme nga ajo e Madridit 10 muaj më parë. Bajerni ka fituar 1-0 në “San Siro” dhe sonte Interit i duhet të përmbysë këtë disavantazh.
Por, në Mynih, lamtumira e Van Gal duket se e ka kaluar disi në plan të dytë këtë temë. Tekniku holandez ka vendosur të largohet në fund të sezonit, duke krijuar një situatë disi të çuditshme në klub. “Nëse fitorja 6-0 me Hamburgun ishte një pasojë direkte e këtij largimi, atëherë mendoj se do ta bëjnë të gjitha skuadrat, - deklaroi Luis Van Gal - Duket se unë dhe drejtuesit kemi filozofi të ndryshme, kështu që ishte e drejtë të ndaheshim. Do të iki edhe në rast se fitoj Champions League”. Për ndeshjen e sotme, holandezi mendon se Interi do ta ketë tepër të vështirë.
“Një delegat i UEFA-s më ka thënë se vetëm një skuadër ka përmbysur humbjen e parë 0-1 në shtëpi. Kështu që nga ana statistikore jemi përpara. Për Interin jam i sigurt se nuk do të luajë ndryshe nga ndeshja e parë apo nga finalja e Madridit”, tha më tej tekniku i Bajernit. Më pas, ai ka dhuruar disa momente humori, teksa gjatë konferencës për shtyp të Mario Gomez ai u ul në sallë, në vendin e gazetarëve. Në një moment, Van Gal zgjati dorën për të bërë një pyetje: “Mario, në çfarë minute do të shënosh?”. Sulmuesi, që vendosi ndeshjen në “San Siro”, iu përgjigj duke qeshur: “Në çfarë minute preferoni ju?”.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bajerni kërkon çerekfinalen, Van Gal: Stastikat janë me ne