OKB/ Abaz dhe Netanjahu folen per rezoluten e paqes

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti palestinez dhe kryeministri izraelit folën për rezoluten e paqes si dhe konfliktin tashmë prej vitesh mes dy vendeve. Abas kërkoi njohjen e Palestinës si shtet të pavarur, si dhe parashtroi kërkesën për pranimin e saj në OKB. Abas po ashtu kundërshtoi ashpër ndërtimet Izraelite në territorin palestinez duke kërkuar nga Kombet e Bashkuara konfiskimin e tyre.
Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ashtu si presidenti Mahmud Abas ka kërkuar negociata mes palëve si pasojë mbylljen sa më parë të konfliktit. “Ne duam një të ardhme më të mirë për fëmijet tanë”, u shprehën të dy liderët.
Netanjahu tha se është i gatshëm për bisedime por Palestina duhet të bie dakort për disa kompromise .
“Unë nuk mund të bëj paqe vetëm, zoti Abas unë të zgjas dorën time. Njerëzit që ecin në errësirë do të shohin një dritë, ajo dritë do të jetë drita e paqes” u shpreh Netanjahu në fund të fjalimit të tij.