E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilemat palestineze

Çka i shtyri palestinezët që të kërkojnë shtetësinë në OKB? Një përshkrim hap pas hapi i gjithë procesit, mbase do të mund të sqaronte se çfarë mund të sjellë pranimi ose mospranim i kësaj shtetësie për rajonin e Lindjes së Mesme. Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 08:29

Palestina lufton për pavarësinë e saj në Bregun Perëndimor dhe në Gaza që nga viti 1967, kur edhe u okupua nga Izraeli.
Bisedime dhe negociata paqësore u zhvilluan për dekada me radhë, por një zgjidhje që do të kuante të dyja opalët nuk u gjet asnjëherë.
Për dallim vitin e kaluar Palestina filloi të pyeste shtet e ndryshme nëse do ta pranonin pavarësinë e saj, të bazuar në kufijtë e vitit 1967. Deri në kërkesën e Mahmoud Abbas për një anëtarësim të potë në OKB, Palestina në OKB kishte statutin e vëzhguesit. Qartazi që kjo kërkesë mund t’i ofrojë rajonit një qasje edhe në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku shteti palestinez do të mund të sfidonte okupimin izraelit.

Si funksionon aplikimi palestinez?

Mahmoud Abbas ia parashtron kërkesën me shkrim sekretarit të përgjithshëm të OKB’së, Ban Ki-moon, për aprovim. Nëse pranohet, atëherë Këshilli i Sigurimit (KS) e shqyrton aplikimin dhe pastaj voton për të. Palestinës i duhen nëntë nga 15 votat e anëtarëve të Këshillit për mbështetje të lëvizjes së saj, megjithëse kruciale është që të mos ketë veto nga shtetet e përhershme anëtare. Kina, Rusia, Franca Britania dhe SHBA janë shtetet me të drejtët të vetos në KS. Dhjetë shtetet jo të përhershme të KS, të cilat kanë mandat dyvjeçar, janë BeH, Gjermani, Brazili, Portugalia, India, Afrika Jugore, Kolumbia, Libani, Gaboni dhe Nigeria.
pas aprovimit në KS, për të kaluar aplikimit i nevojiten dy të tretat e shteteve në Asamblenë e Përgjithshme. Sidoqoftë, presidenti amerikan, Barack Obama, tashmë ka bërë të ditur se ai do të përdorë veton, gjë që nënkupton se ka pak gjasa që aplikimi palestinez të arrijë deri këtu.

A ka alternativa?

Njëri opsion është që Palestinës t’i jepet statusi i shtetit jo-anëtar, ngjashëm me atë që e ka edhe Vatikani. Për këtë nevojitet vetëm përkrahja e shumicës së thjeshtë të shteteve anëtare të Asamblesë, ku asnjë shtet nuk e ka të drejtën e vetos. Një votim i tillë mund të mbahet menjëherë, megjithëse kjo gjë mund të shtyhet për t’i dhënë kohë negociatave lidhur me tekstin e duhur të kërkesës.
Të qenit shtet jo-anëtar i OKB, Palestinës megjithatë i mundëson që Izraelin ta dërgojë para Gjykatës Ndërkombëtare Penale, një kërëcnim ky që mund të rris përkushtimin e tij ndaj negociatave.
Mundësia tjetër është që Këshilli i Sigurimit të vonojë çfarëdo vendimi lidhur me kërkesën, duke lejuar kështu kohë shtesë për skicimin e një deklarate që synon sjelljen e dy palëve në tryezën e bisedimeve
SHBA, Rusia BE dhe OKB ishin në proces të përpilimit të një deklarate, por deri më tani nuk arritën të prodhonin ndonjë dokument. Çfarëdo marrëveshje do të duhej të adresonte drejtpërsëdrejti kufijtë e mundshëm dhe insistimin Izraelit për njohjen e shtetit çifut.
Mirëpo problemi është se, edhe nëse diplomatët pajtohen në mes vete, ende mbetet e paqartë nëse Izraeli dhe Palestina do të pajtoheshin me rifillimin e negociatave.

Cila mund të jetë zgjidhja?

Nëse i dështon rruga nëpër KS, Palestina mund të kërkojë nga Asambleja pranimin e saj si shtet vëzhgues jo-anëtar. Po ashtu, ajo mund të njoftojë shtetet se e ka pranuar shtetësinë palestineze dhe kërkesën për anëtarësim të plotë. Gjithashtu, mund të kërkojë një proces paqësor dhe një rifillim të negociatave me Izraelin.

A ndryshon shtetësia diçka për Palestinën?

Kjo lëvizje do të ishte simbolike, sepse kufijtë e viti 1967 tashmë njihen gjerësisht si baza më mirë për një marrëveshje paqësore. Megjithatë, situata është e paqartë, sepse Izraeli refuzon të pranojë çfarëdo marrëveshje përgjatë këtyre vijave. Gjatë takimit të tij të muajit maj me presidentin Obama, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkuar këtë vijë si “të pambrojtshme”.
Mirëpo, palestinezët shpresojnë se pranimi i plotë i shtetit tyre do t’i jepte më shumë peshë negociatave. Presidenti Obama ndërkaq insistonte këtë javë se nuk ka “rrugë të shkurtra” drejt paqes, dh se situata mund të zgjidhet vetëm përmes bisedimeve me Izraelin.

Cili mund të jetë dështimi potencial?

Aplikimi në KS ose marrja e votës në Asamble mund të ketë pasoja për rajonin, por edhe më gjerë.
Disa politikanë izraelitë kanë kërcënuar me aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor, ndërkaq disa të tjerë me ndaljen e grumbullimit të taksave në emër të Autoritetit Palestinez.
Gjithashtu, ekziston edhe mundësia e eskalimit të demonstratave në Bregun Perëndimor, gjegjësisht e ripërtrirjes së dhunës dhe konflikteve.
Politikanët izraelitë dhe amerikanë janë kërcënuar me ndëshkime financiare të cilat do të mund gjymtonin Autoritetin Palestinez.
Për SHBA’të, vendosja e vetos do të nënkuptonte uljen e mëtutjeshme të kredibiltetit të presidentit Obama në botën arabe. Administrata e tij atje tashmë shihet si një përkrahëse ngurruese e Pranverës Arabe, që rrezikon të gjendet në anën e gabuar të historisë.

Po në OKB, çka do të ndodh?
Pas adresimit të liderit palestinez, Mahmoud Abbas, para Asamblesë, të premten në orën 5:30, ai do të kërkojë shtetësinë për vendin e tij. Kryeministri izraelit Netanyahu, do të shfaqte në podium menjëherë pas tij, për të argumentuar se vetëm negociatat direkte mund të shpijnë drejt shtetit palestinez.

0

SkyNews

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›