Florida, debati mes kandidatëve presidencialë

Dy pretendentët kryesorë për të marrë emërimin e partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, shkëmbyen akuza për ndryshimin e pozicioneve të tyre për çështje që nga shërbimi shëndetësor e deri tek sigurimet shoqërore gjatë debatit në Florida. Ndërsa nëntë kandidatë morrën pjesë në debat, fokusi ishte tek ish guvernatori i Masaçusets Mit Romni dhe guvernatori i Teksasit Rik Peri.
Zoti Romni i kërkoi zotit Peri të shpjegonte përse i është referuar sistemit të sigurimeve shoqërore si një program jokushtetues dhe i manipuluar. Programi i pensioneve është një çështje e rëndësishme në Florida, shtet me proporcionin më të madh të votuesve pensionistë në shtetet e Bashkuara, shumë prej të cilëve mbështeten tek ky program.
Zoti Peri u kundërpërgjigj duke akuzuar zotin Romni se ai ka mbështetur shtrirje e ligjit të kujdesit shëndetësore të paraqitur fillimisht në Masaçusets në të gjithë vendin, por tani ka ndryshuar qëndrim që kur presidenti Obama fitoi miratimin e një ligji të ngjashëm që është kundërshtohet nga politikanët konservatorë.