E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA Sateliti i caktivizuar do te hyje me vone se cpritej ne atmosferen e Tokes

Agjencia amerikane e Hapesires NASA thote se mbetjet e satelitit te caktivizuar qe ka madhesine e nje autobusi po levizin me ngadale nga sa pritej dhe do te beje rifutjen ne atmosferen e tokes ne oret e vona te dites se sotme ose ne oret e para te se shtunes.

Zyrtaret thane se shanset jane te vogla qe mbetjet nga sateliti prej 5.4 tonesh mund te bien ne Shtetet e Bashkuara. NASA me pare e kishte perjashtuar renien e mbetjeve mbi Shtetet e Bashkuara.

Kur te rifutet ne atmosfere sateliti pritet te shkaktoje ndicim te madh nga diegia saqe mund te shikohet ne oret e dites dhe te copetohet deri ne rreth 26 copa.

Zyrtaret e NASA-s kane parlameruar njerezit qe te mos prekin asnje nga mbetjet te cilat mund te perhapen ne nje rreze prej 800 kilometrash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›