E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërthim para një gjykate në Athinë

ATHINË- Një bombë ka shpërthyer sot gjatë orëve të para të mëngjesit para një gjykate në kryeqytetin grek Athinë, pas një telefonate që bëri të mundur evakuimin e zonës, deklaroi një burim policor.
Nuk ka ende informacione nëse ka viktima.
Sipas konstateve të para, eksplozivi ishte vendosur mbi një motor, sipas të njëjtit burim.
"Shpërthimi ishte relativisht i fortë. Ndodhem rreth 100 metra larg dhe gjithçka ka rënë nga raftet e dyqanit'', deklaroi një tregëtar për televizionin Alter, ku dhe ishte transmetur rreth 40 minuta para lajmi për shpërthimin dhe ishte njoftuar policia.
Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Greqi, shpërthim para një gjykate në Athinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›