Discover Serbia
Hajdutë të panjohur hynë në dhomën e hotelit të shefit të ekipit të Discovery Channel, Danny Foster, e cila në fillim të muajit qëndroi në Beograd, për të xhiruar një episod të emisionit Extreme Engineering. Si pasojë, Foster mbeti pa laptop, pasaportë dhe kamerë, por edhe xhirimi dyorësh i sigurimit të hotelit Life Design, ku ishin vendosur amerikanët.
Ekipi i Discovery Channel po xhironte ndërtimin e urës së re mbi Ada Ciganlija. Supozohet se për shkak të moti të mirë, Foster kishte lënë dritaren e hapur, e hajnat hynë përmes saj dhe i vodhën gjësendet e amerikanëve, përderisa ata po hanin darkë.
Fatmirësisht, hajnat nuk hyn në dhomat tjera të ekipit të Discovery, ku ndodhej e gjithë teknika, materialet e xhiruara, dhe pajisja me vlerë prej mbi 100,00 eurosh.
Natyrisht, Ambasada amerikane në Beograd ia lëshoi Fosterit një pasaportë të përkohshme. Ajo që “habit” është se amerikanët u plaçkitën natën e fundit të qëndrimit në Beograd – mbase, për rrugë të mbarë.