Krasniqi: Zgjedhjet, dëmtuan demokracinë
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u shpreh se do te kishte dëshiruar qe zgjedhjet e 12 dhjetorit te ishin zhvilluar pa asnjë problem, ndërsa i kërkoi KQZ-se qe ne momentin e certifikimit te rezultatit te mos lere vend për dyshime. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Krasniqi theksoi se i vjen keq që demokracia në Kosovë gjatë këtyre zgjedhjeve u lëndua, për shkak te disa parregullsive, qe detyruan rinumërimin e votave, por edhe rivotimin ne disa zona. I pyetur për bisedimet për krijimin e qeverise se re, Krasniqi nuk pranoi te komentonte, duke u shprehur se duhet pritur certifikimi i zgjedhjeve. Ai dënoi edhe njëherë raportin e zviceranit Dick Marty, si antishqiptar dhe te gatuar ne Beograd. Ne lidhje me pozicionin e tij pas formimit të qeverisë së re, Krasniqi u shpreh se do te pranonte çdo post qe do ti ofronte forca e tij politike, PDK-ja, duke e kryer atë me përkushtim dhe ne respekt te kushtetutës se vendit.
Shpërndaje