E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjati i naftës rusedënohet me 13.5vjet burg

MOSKË- Një gjykatë ruse dënoi sot ish-pronarin e kompanisë së naftës Yukos Mihail Khodorkovski me 13.5 vjet burg. Gjykatësi Viktor Danilkin dënoi Khodorkovskin, i cili u shpall fajtor për abuzime dhe vjedhje nafte nga kompania e tij. Kodorkosvki akuzohet gjithashtu edhe për pastrim parash.

Manjati i madh i naftës po vuan ndërkohë vitin e fundit nga dënimi i mëparshëm me 8 vite burg. Me vendimin e dhënë sot Kodorkovski do të qendrojë në burg deri në vitin 2017. Pas vendimit ka reaguar menjëherë avokati i tij mbrojtës Iouri Shmidt, i cili deklaroi se arrestimi i ish-manjatit rus të naftës është rezultat i presioneve të ushtruara nga kryeministri rus Vladimir Putin.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›