Doris Pack: Rama po pengon liberalizimin e vizave
Eurodeputetja Doris Pack ka rishprehur shqetesimin per situaten politike ne Shqiperi. Sipas saj, Edi Rama me sjelljen e tij te pakuptueshme po pengon heqjen e vizave dhe anëtarësimin e vendit ne BE. Pas një takimi me kryeministrin shqiptar Sali Berisha në Zagreb, eurodeputetja Pack u shpreh se “brenda Partise Socialiste duhet të ngrihen zerat kunder levizjeve te fundit te Rames, pasi ajo qe Kryetari i Partise Socialiste po ben nuk eshte ne interesin e vendit”.
“Eshte fatkeqesi e vertete ne nje vend modern qe nje udheheqes i nje partie politike te mbaj peng nje vend te tere dhe partine e tij. Brenda Partise Socialiste eshte e nevojshme qe te filloje nje levizje per t’i treguar liderit te PS qe rruga qe ai ka zgjedhur nuk eshte ajo per te cilen vendi ka nevoje. Situata e krijuar nuk mund te zgjidhet ne rruge por vetem ne parlament, kjo duhet te jete e qarte”, u shpreh eurodeputetja Pack.
Kete qendrim te saj eurodeputetja Pack ja ka shprehur edhe kryeministrit Berisha I cili ndodhet ne Zagreb për të marrë pjese ne takimin e 19-vjetorit të BERZH-it ku u diskutua për politikat më të fundit ekonomike e sociale si dhe forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse.
Gjatë qëndrimit atje, kreu i qeverisë shqiptare u takua edhe me homologun maqedonas Nikolla Gruevski. Të dy kryeministrat kanë folur për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të marrëveshjes së Ohrit kryeministri Berisha theksoi se zbatimi I plotë I saj dhe zgjidhja e cështjeve të tjera të mbetura ne kete kuadër është thelbësore për paqen, stabilitetin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndëretnik në vendin fqinj