Greqi, shqiptari bie në greminë, e ndiqte policia
KALLAMATA- Një 27 vjecar shqiptar ra në një greminë mesnatën e së hënës, gjatë ndjekjes së policisë, e cila kishte informacion se ai po drejtonte një makinë të vjedhur.
Ngjarja ndodhi kur shqiptari që drejtonte makinën, kuptoi se policia i ishte vënë në ndjekje dhe nga shpejtësia e madhe, devijoi dhe ra në humnerë. Policia dhe zjarrfikësit u mobilizuan për të shpëtuar, por u befasuan kur panë se ai ishte zhdukur nga mjeti i rrëzuar.
Pas kërkimeve policia e gjeti shqiptarin të fshehur, rreth 300 metra më larg nga vendi ku u rrëzua, duke u përpjekur për të shmangur arrestimin, sepse ishte person që më parë ishte dëbuar nga Greqia, pas dënimit me burg për trafik droge. Thuhet gjithashtu se 27 vjecari shqiptar ka qenë i përfshirë edhe në një vrasje në Shqipëri, pas së cilës mundi të fshihet për një peridhë në Greqi. Të dielën e kaluar ai i vodhi makinën një banori nga Trikala derisa sa ra në gjurmët e policisë.
Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në spital për mjekim dhe më pas në qendrën e paraburgimit të Policisë në Kallamata, për shkelje të vendimit gjyqësor për dëbim. Makina e vjedhur është ende në humnerë, ku po shqyrtohet nga policia për mundësinë e përfshirjes në ndonjë krim.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Greqi, arrestohen shqiptarët, vodhën një ton bakër