E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohen shqiptarët, vodhën një ton bakër

VOLOS- Një 40 vjeçar shqiptar dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, u arrestuan mbrëmë në Volos, të akuzuar për vjedhjen e bakrit në zonën industriale të këtij qyteti.

Vjedhja është bërë dje në mëngjes, kur 3 shqiptarët kishin ngarkuar në një makinë bujqësore tuba bakri me peshë një ton dhe vlerë rreth 4000 Euro.

Në makinën ku ishte ngarkuar bakri, u gjet edhe një thikë, që i shton kundërvajtësit, akuzën e vjedhjes dhe armë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›