Greqi, shqiptari peng i 7 të tjerëve. I prenë gishtat, e torturuan
Policia greke në një deklaratë të saj, ka dhënë detaje lidhur me zgjidhjen e çështjes së një rrëmbimi të ndodhur në Janinë në 31 janar nga 7 shqiptarë dhe një shtetas tjetër i huaj.
Sipas policisë, viktima një 59 vjeçar shqiptar, mbeti peng për dy muaj dhe rrëmbyesit i kërkonin gruas së tij një shpërblim për lirimin e tij. Madje ata nuk nguruan t’i dërgojnë asaj një pako me gishtat e prerë të të shoqit për ta bindur të bashkëpunonte.
Policia bëri të ditur se Departamenti i Krimeve kundër jetës së Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, në bashkëpunim me policinë e Janinës dhe Agjencinë e Inteligjencës Kombëtare bënë të mundur zbardhjen e rrëmbimit të 59 vjecarit, në 31 janar 2013, deri në 27 mars 2013.
Në këtë rast rrëmbimi janë të përfshirë 8 persona, 7 nga të cilët shqiptarë. Pas hetimeve, rezultoi se shkak për rrëmbimin, ishin konfliktet për “shkeljen e marrëveshjes” dhe humbja e parave të transferimit të 200 kg hashash, nga Greqia drejt Gjermanisë.
Sipas policisë, gruaja e pengut merrte vazhdimisht telefonata, ku rrëmbyesit i kërkonin 125 000 euro për të liruar të shoqin dhe e kërcënonin për jetën e tij dhe të anëtarëve të familjes.
Më pas shuma e kërkuar u zvogëlua, por presioni u rrit, kur rrëmbyesit i thanë gruas se burrit të saj i kishin prerë veshin dhe gishtat. Më datën 27 shkurt 2013, gruaja e të rrëmbyerit mori një zarf, ku ndodhej një gisht i prerë dhe një copë letër, në të cilën shkruhej në gjuhën shqipe: “Kjo nuk është një shaka”.
Mjeku ligjor konfirmoi se i rrëmbyeri kishte trauma të shumta në trup, dhe se kishte pësuar prerje të gishtave. Sipas pohimeve, 59 vjeçari kishte pësuar tortura gjatë rrëmbimit me thika dhe sende të mprehta dhe në plagët e tij ishin hedhur kripë ose ujë i nxehtë.
Nga hetimet rezultoi se pengu mbahej në dy apartamente në Heliopoli dhe Nea Smirna. Nga kontrolli në apartamente, policia gjeti dhe sekuestroi 8 750 €, karta identiteti të falsifikuara, 410 gram kanabis të papërpunuara, 400 gram drogë pluhur i bardhë, 2 pistoleta, si dhe 35 fishekë.
Ndër personat e përfshirë në rrëmbim, u arrestuan 2 shqiptarë dhe një i huaj ndërsa në kërkim janë 5 shqiptarë të tjerë të moshës 39, 38, 36, 22, dhe 19 vjeç.
Dosja është dërguar në prokurorinë e Athinës.