Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
PRISHTINË- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë.
Në këtë takim u theksua rëndësia e kontakteve që i shërbejnë shkëmbimit të përvojave, ideve dhe praktikave të proceseve integruese të rajonit përkatësisht në këtë rast në mes të Maqedonisë dhe Kosovës. U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me fokus te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, avancimi i Kosovës me axhendën evropiane, si dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.
Ministrja Çitaku, sipas zyrës së saj, e informoi delegacionin për progresin e Kosovës në kuadër të përmbushjes së kritereve për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, me theks të veçantë progresin në katër fushat e identifikuara në Studimin e Fizibilitetit për fillimin e negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe për rekomandimin e shteteve anëtare që dialogu i MSA-së të fillojë.
Ministrja tha se “sa i përket perspektivës rajonale të proceseve integruese evropiane, jam thellësisht e bindur se alternativë tjetër përpos BE- për vendet e rajonit nuk ka. Ne të gjithë, jemi në dijeni se i gjithë rajoni është apo gjendet në proceset finalizuese të integrimeve. Në këtë aspekt, Kosova si shteti më i ri në Rajonin Ballkanik, ka fatin që të marrë dhe zgjedh përvojat më të mira sa i përket proceseve integruese”.
Delegacioni përbëhej nga Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Jani Macraduli, zv/kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Mile Pacemski, deputet, Orhan Ibraimi, deputet, dhe Stanislava Culikj.
(d.b/BalkanWeb)