Gara, Rama e Lakrori në përballjen e radhës
11/09/2009 Kandidatët për kreun e ri të PS-së sot në Durrës
Kandidatët për postin e kryetarit të ri të Partisë Socialiste, përkatësisht, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, do të jenë sot në qytetin bregdetar të Durrësit për të zhvilluara përballjen e tyre të radhës. Pas ditës së djeshme dy konkurrentët preferuan të ndiqnin axhenda të ndara. Kështu, nga ana e tij kryetari në detyrë i Partisë Socialiste Edi Rama u nis gjatë paradites së djeshme në Dibër për të zhvilluar takime me banorë të zonave që u prekën nga tërmeti i rënë pak ditë më parë. Ndërkohë që rivali i tij, Maqo Lakrori, në një intervistë televizive parashtroi dhe një herë tjetër platformën e tij për një post tillë. Por njëkohësisht Lakrori bëri me dije se ka kërkuar një debat publik mes tij dhe kandidatit Rama në datën 24 shtator, pra dy ditë përpara datës kur do të zgjidhet kreu i ri i PS-së. Ndërkaq, nëse Lakrori në fushatën për këtë post, që startoi dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit, është fokusuar te një platformë konkrete, përmes të cilës synon të drejtojë nesër PS-në, në rast fitoreje, Rama nga ana e tij është fokusuar te zgjedhjet e 28 qershorit dhe qëndrimin e palëkundur të kësaj partie mbi këto zgjedhje. Edhe në fjalën e mbajtur në takimin e parë të fushatës në Elbasan Rama ka theksuar se do të këmbëngulë në hapjen e kutive të votimit me të cilat dyshja Berisha-Meta mbajnë peng të vërtetën e 28 qershorit 2009. Sipas tij, “nuk mund të pranojmë një qeveri të krijuar nga një shumicë që erdhi si produkt i dhunës së shtetit, e cila nuk lejon transparencën e procesit zgjedhor”.