“Koalicioni me LSI edhe po të ishte Rama”
11/09/2009 Kryeministri Berisha sqaron filozofin mbi të cilën u bazua qeveria e re
Marrëveshja me PR detyron pjesëmarrjen e Mediut në kabinetin e ri
Kryeministri, Sali Berisha, nuk ka kursyer vlerësimet maksimale për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Në këtë linjë, kreu i ekzekutivit ka nxituar që gjatë një interviste televizive të bëjë me dije për opinionin publik filozofinë mbi të cilën u fokusua përbërja e kabinetit të ri qeveritar. Ndërkohë që u shpreh i bindur se në rast se në krye të LSI-së do të ishte, Edi Rama sërish bashkëpunimi do të kishte qenë po më këtë parti. Por nga ana tjetër, Kryeministri Berisha sqaroi ndryshimet në emra sa i takon posteve ministrore, pa harruar këtu t’i mëshojë me forcë arsyes se përse në këtë kabinet është ripranuar sërish ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, emër për të cilin opozita shigjeton ashpër përbërjen e ekzekutivit. “Përzgjedhja e kabinetit ka qene një proces i vështirë, sepse me kabinetin e kaluar dhe me ekipin e tij përbërës u arrit anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, vendi pati arritje madhore historike. Kësaj radhe shqiptarët nuk i dhanë të gjitha votat një force të vetme politike për të qeverisur e vetme, por për të bërë një koalicion që në këtë rast ishte i majtë”, vuri në dukje Berisha, gjatë intervistës së dhënë dje në “Opinion”. Në gjykimin e tij, kjo ishte risi, që në rrafshin politik dhe social, është pozitive. “Në një farë mënyrë i dhanë një përgjigje kampeve politike, duke u thënë se ju nuk mund të qeverisni vetëm, por në një koalicion, për shkak të këtij koalicioni, disa nga ministrat lëshojnë vendin anëtarëve të ri të koalicionit. Kusht bazë është merita”, vuri në dukje Berisha. Por, sipas tij, përpos meritës është bërë një përzgjedhje dhe në bazë të kriterit politik. E përmes këtyre dy kritereve, kreu i ekzekutivit bëri dhe një sqarim lidhur dhe më pjesëmarrjen në këtë kabinet dhe të ish-ministrit Mediu, i cili sikundër dihet ka një proces të hapur gjyqësor për çështjen “Gërdeci”, kohë në të cilën ndodhi tragjedia, ai ishte ministër i Mbrojtjes. “Me PR kemi një marrëveshje paraelektorale. Ajo u votua mori 32 mijë vota. Në këtë kontekst është e detyrueshme që ajo të përfillet, në bazë të moralit dhe të marrëveshjes. Për më tepër unë nuk mund të diktoj zgjedhjen e PR-së, e kam theksuar që do pranoj zgjedhjen e aleatëve”, u shpreh Berisha, sa i takon një momenti të tillë. Njëkohësisht, Kryeministri Berisha nuk harroi të vinte në dukje dhe një tjetër fakt, sipas të cilit, asnjë prej përfaqësuesve të ekzekutivit, por dhe deputetëve të Partisë Demokratike nuk do të gëzojë imunitet kur është fjala për drejtësi. Por sa u takon, emrave konkretë të cilët janë tashmë në qeverinë e re, kreu i ekzekutivit, dha detaje të veçante përmes të cilave argumentohet zgjedhja në postet përkatëse. Gjithashtu, sikundër dhe është bërë tashmë realitet, në koalicionin qeverisës, bën pjesë tashmë, madje me jo pak potencial, dhe një parti e majtë, konkretisht Lëvizja Socialiste për Integrim. Kështu, referuar një aleance të tillë, Berisha nuk ka nguruar të theksojë qartë se koalicioni me këtë parti do të ishte sërish në fuqi edhe nëse në krye të kësaj partie do të ishte, kryetari sot në detyrë i PS-së, Edi Rama. “Do të isha në koalicion me Edi Ramën nëse do të ishte në LSI, pra nëse në vend të Metës do të ishte Rama, sërish do të bëja koalicion me këtë parti, pasi në këtë rast bashkëpunimi i jep vendit një qeveri konstante, njëkohësisht i jep atij një opozitë të fuqishme”, vlerësoi Berisha, gjatë fjalës së tij, lidhur me një çështje të tillë.
Përplasja Berisha-Topi
Kryeministri, Sali Berisha, ka hedhur poshtë zërat se në garën elektorale të 28 qershorit ushtroi një politike përjashtuese ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike, të cilët njihen si mbështetës së Presidentit, Bamir Topi. “Vlerësimin e ndërtoj në anën pozitive të secilit, nga eksperienca ime, gjithçka bazohet tek ekipi, dhe drejtuesi nuk mund të drejtojë nëse merr anën negative të përfaqësuesve të këtij ekipi. Kur bën një listë, asnjëherë nuk mund të përfaqësosh të gjitha personalitet”, u shpreh Berisha. Por nga ana tjetër, duke u ndalur në marrëdhëniet mes tij dhe kreut të shtetit, Berisha vuri në dukje se “marrëdhëniet me Topin janë vetëm ligjore dhe institucionale”.