Oketa: Konkurrenca për gradat të synojë standardet
11/09/2009 Diplomohen 126 studentë të UU-së “Skënderbej”
Në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e diplomimit, titullimit “oficer” dhe gradimit të 126 studentëve të Universitetit Ushtarak “Skënderbej”, të cilët përfunduan studimet e larta gjatë viteve akademike 2005-2009. “Kjo ceremoni, edhe pse është e fundit për mua si ministër i Mbrojtjes, është ceremonia më e bukur që marr pjesë, ku pa dyshim nuk mund të mungoja, pasi diplomohet brezi i parë i studentëve që kanë zgjedhur të japin kontributin e tyre në Forcat e Armatosura, të cilat tashmë janë pjesë e strukturave të NATO-s”, - tha ministri Oketa. Ai i këshilloi ata që konkurrenca për të ecur në gradë duhet të bëhet duke sfiduar standardet dhe jo njëri-tjetrin. Në fund të fjalës së tij ministri Oketa falënderoi gjithë Forcat e Armatosura, bashkëpunëtorët e tij të afërt, zëvendësministrat, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakët dhe civilët që cilët kanë punuar dhe kanë dhënë një kontribut të madh për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Në fund u lexua urdhri i ministrit të Mbrojtjes për titullimin dhe dhënien e gradës “Nëntoger” të 126 studentëve ushtarakë.