E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Tolerance mirekuptim ne familje komunitet ne qytet dhe ne mbare vendin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vizituar mesditën e sotme Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në Tiranë.
Pas takimit me kryetarin e këtij komuniteti Haxhi Selim Muça, të cilin e uroi për festën e Bajramit, kryebashkiaku shprehu urimet e tij për të gjithë besimtarët myslymanë.

“Gëzuar Bajramin. Sa më shumë paqe, harmoni, mirësi, bashkëpunim, tolerancë, mirëkuptim në familje, komunitet, në qytet dhe në mbarë vendin”, tha Basha.

Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë e vizituan gjatë ditës së sotme personalitete të larta politike, diplomatë të akredituar në vendin tonë, krerë të besimeve të tjera fetare, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›