E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi shtohen vetvrasjet per shkak te krizes

Ne Greqi kostoja e masave te shpetimit financiar mbi popullaten po shoqerohet me nje prirje alarmante - numri ne rritje i vetvrasjeve mes pronareve te vegjel te bizneseve. Sipas nje drejtuesi te biznesit ky numer eshte pesefishuar qe nga viti 2009.

Presidenti i Konfederates Kombetare te Tregtise Vasilis Korkidis thote se vitin e kaluar ka patur me shume se 1 mije e 500 vetevrasje per shkak se pronaret e dyqaneve shpesh e kane patur te veshtire te perballen me familjet qe kerkojne ndihmen e tyre.

Vasilis Korkidis President i Konfederates Kombetare te Tregtise

Ata mendojne se kane punuar nje jete te tere per nje jete me te mire per familjet dhe per veten e tyre dhe ne fund deshtuan. Ne vend qe te shkojne ne burg ata zgjedhin vetvrasjen thote zoti Korkidis konfederata e te cilit perfaqeson 800 mije biznese te vogla dhe te mesme te Greqise.

Zoti Korkidis shpreh gjithashtu shqetesim se trazirat e se dieles ne Athine mund ti kene dhene nje goditje tjeter shkaterrimtare perspektives ekonomike te vendit.

Nga trazirat u demtuan 170 biznese perfshire 45 dyqane qe u shkaterruan plotesisht dhe nuk mund te rihapen thote zoti Korkidis.

Keto dyqane punesonin 200 njerez te cilet tani jane pa pune ne nje vend ku papunesia eshte tashme mjaft e larte.

Nje pronar kafeneje e pershkroi keshtu momentin kur dyqani i tij u perfshi nga flaket.

Ndertesa nisi te digjej dhe bashke me te dyqanet. Dy dyqane rrobash aty prane ishin bere shkrumb. Papritur mori zjarr kati i trete dhe nisi te bjere catia. E gjithe ndertesa kishte marre zjarr per shkak te shisheve me benzine qe ata hidhnin tregon George Athanasopoulos.

Parlamenti grek miratoi shkurtime te medha ne sektorin publik ndihmat sociale dhe ne pagen minimale kerkesa qe duhen plotesuar ne menyre qe vendi te mund te marre paketen e shpetimit financiar dhe te paguaje kestin e borxhit muajin tjeter.

Ekonomia greke vazhdon te jete ne recesion te thelle qe nga fundi i vitit 2008. Prodhimi i pergjithshem kombetar ra 7 perqind ne tremujorin e katert te 2011-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›