E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, lirohet i punësuari në Ambasadën e SHBA-së

Policia e Pakistanit thotë se një i punësuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Islamabad, është liruar, pasi ishte marrë në pyetje nga zyrtarët, pasi disa plumba janë gjetur në valixhen e tij.

Zyrtari i lartë policor pakistanez, Tahir Ajub, tha se amerikani ishte nisur nga qyteti Peshavar për në Islamabad, në momentin kur është arrrestuar.

Ai ishte liruar pas katër orësh, kur zyrtarët nga Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Peshavar, paraqitën dokumente, që tregojnë se personi kishte punuar për këtë Konsullatë dhe kishte status diplomatik.

Nuk ka pasur shpjegime lidhur me gjetjen e 10 plumbave në valixhen e këtij personi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›