E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, arrestohen tetë aktivistë të Vetëvendosjes

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërmorën sot një tjetër aksion në Prishtinë.

Ndërsa kryenegociatorja Edita Tahiri po takohej me ndërmjetësin e bisedimeve Robert Cooper, aktivistët e Vetëvendosjes shkruan parullën “Kosova Republikë”, në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Aksioni, sipas lëvizjes, kundërshtonte bisedimet “për të hequr dorë nga Republika”.

Sipas një deklarate të Vetëvendosjes, aksioni u pasua nga “intervenimi brutal i policisë”, duke arrestuar tetë aktivistë.

Aktivistët e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Valdrin Ahmeti, Salih Zyba, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Lulzim Gjaka dhe Arbënor Dehari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›