Britani lirohet nga burgu klerikun islamik Abu Qatada

Autoritetet ne Britani liruan nga burgu klerikun islamik Abu Qatada por nen nje lirim me kusht me shume kufizime qe lidhet me ekstardimin e tij te mundshem ne Jordani.
Qatada i cili eshte cilesuar si operativi kryesor i Bin Ladenit ne Evrope konsiderohet se paraqet nje rrezikshmeri te madhe per sigurine. Ai mbahej ne nje burg britanik qe nga viti 2002 ne pritje te nje ekstradimi te mundshem ne Jordani ku ai eshte denuar ne mungese nen akuzen per terrorizim.
Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut dha urdher per lirimin e tij nga burgu dhe tha se ai nuk mund te dergohet ne Jordani per shkak te torturave. Gjykata po ashtu tha se faktet e perdorura per denimin e tij po ashtu mund te jene siguruar gjate torturave.