Greqi, shumë pikëpyetje pak ditë para zgjedhjeve
ATHINE - Në ditët e fundit para zgjedhjeve aq të rëndësishme të 6 Majit, në fokusin e polemikave politike është cështja e bashkëpunimeve apo aleancave pas zgjedhjeve, që pritet të jetë edhe çështja kryesore në mbrëmjen e datës 6 maj, si dhe hyrja në Parlament e ekstremistëve të Agimit të Artë.
Sondazhet vazhdojnë të tregojnë se as Demokracia e Re dhe as PASOK-u nuk do të arrijnë të marrin një shumicë të votave në zgjedhjet e së dielës. Të dyja partitë janë të shqetësuara lidhur me aftësinë e tyre për të formuar një qeveri, që të mbajë Athinën në zonën e euros dhe larg nga falimentimi.
“Gjasat për përsëritjen e zgjedhjeve do të rrezikonin progresin e vendit”, deklaroi kryetari i PASOK-ut, Venizelos, duke theksuar nevojën e formimit të një qeverie pas zgjedhjeve, që të përbëhet nga të gjithë forcat pro-europiane. Kryetari i PASOK-ut vlerësoi se ditën pas zgjedhjeve ka mundësi të ketë një qeveri bashkëpunimi PASOK dhe Demokracia e Re, theksoi se partia e tij, por edhe ai vetë nuk interesohen të jenë në ata në qeveri.
“Zgjedhjet do të japin rezultatin që dëshiron populli grek, domethënë një qeveri të fuqishme, që të qeverisë vendin në këtë situatë të vështirë”, theksoi kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras. Samaras tha se “më 6 maj do të përmbysim politikën katastrofale që na solli deri këtu. Me planin tonë duam të ndryshojmë gjithçka, por para se t’i ndryshojmë, duhet që Greqia të qëndrojë mbi këmbët e veta”. Samaras sulmoi ashpër PASOK-un, SYRIZA-n dhe partinë e Grekëve të Pavarur, duke i akuzuar se po bëjnë gjithçka me qëllim që ND të mos marrë mandat të fuqishëm.
Samaras iu referua dhe “një patriotizmi kallp që duan të shesin disa, që arritën të nderojnë si nazistët”, duke patur parasysh partinë e ekstremit të djathtë Chrysi Avgi (Agimi i Artë). “Ata që mbajnë simbole naziste dhe admirojnë nazizmin e Hitlerin, nuk kanë asnjë lidhje me ne, nuk janë patriotë, janë armiq të atdheut”, theksoi Samaras.
Edhe kryetari i PASOK Evangelos Venizelos ka shprehur shqetësim për rritjen e mbështetjes për ekstremin e djathtë në zgjedhjet e 6 majit. Ai ka deklaruar se “nuk duhet të lejohen neonazistët që të hyjnë në Parlament me përshëndetjen naziste”.
Sipas sondazheve, pritet që partia e ekstremit të djathtë të jetë e pranishme me deputetë në Parlamentin grek, për herë të parë në historinë e saj.