E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh sot Kryesinë, pritet diskutimi për Presidentin

TIRANE - Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit pritet të diskutohet sot pasdite në Kryesinë e Partisë Socialiste. Veç çështjeve organizative që kjo parti ka tashmë në axhendën e saj, siç është riorganizimi i forumit Rinor të PS-së apo ai i gruas, kryesia pritet të njihet përmes një raportimi nga ana e kreut të partisë edhe me këtë proces.

Zgjedhja e Presidentit nuk figuron të jetë në një nga pikat e rendit të ditës së mbledhjes, por ndërkohë zhvillimet e ditëve të fundit do të diktojnë një informim nga ana e Ramës për forumin e lartë partiak.

Pas letrës që ai u ka dërguar 6 kryetarëve të partive, burimet bënë të ditur se së pari mund të nisë me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Por, nga ana tjetër burimet zyrtare të PDIU-së thanë mbrëmë se: “Ende nuk është caktuar një datë e saktë”.

Nuk dihet ende nëse në mbledhjen e Kryesisë do të merret ndonjë vendim për mbështetjen ose jo të kandidaturës së Fatos Nanos, i cili e kërkoi këtë gjatë takimit që zhvilloi javën e shkuar me kreun e PS-së, Edi Rama. Për këtë, Rama vetë ka deklaruar publikisht, por edhe në mbledhjet e grupit parlamentar se është ende herët që PS të dalë me një emër konkret kandidati, pasi pret që fillimisht të vendoset për procesin, e më pas për emrin. Ai i ka garantuar edhe Fatos Nanos se nuk ka një emër për ta propozuar.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›