E Diel, 1 Nëntor 2026

Numërimi elektronik, 7 mln euro fatura e zgjedhjeve

Sipas ekspertit të komunikimeve dixhitale, Pjerin Marku, kjo kosto është më e ulët sesa pagesa për komisionerët apo numëruesit, të cilët vonojnë procesin me javë.

Ai thotë se blerja ose marrja me qira e skanerëve optik, do të shmang kontestimet, por edhe do të nxjerrë në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve.

Iniciativa e qeverisë për të vendosur internet edhe në fshatin më të thellë do të ndihmojë procesin e numërimit në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Markut, janë 2000 shkolla në rang vendi, të cilat do të përdoren si qendra votimi dhe lidhja e tyre me internet do të bëj të mundur transferimin e të dhënave drejt serverit qendror, i cili do të instalohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Do të jetë komisioni i Reformës Zgjedhore, ai që do të përcaktojë modalitetet sesi do të zgjidhet kompania, e cila do të kontraktohet për numërimin elektronik. E njëjta kompani që do të kryejë numërimin, do të zhvillojë edhe identifikimin e zgjedhësve nëpërmjet kartave apo pasaportave biometrike, shkruan “AS”

Duke marrë shembujt e vendeve të ndryshme të botës që aplikojnë numërimin elektronik si Rusia dhe Anglia, kjo kompetencë pritet ti lihet në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /Start/

                                                                                             2012-05-02 08:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›