Greqi, sondazhi i parë pas krijimit të qeverisë së re
ATHINË- Të dhënat e sondazhit më të fundit, të zhvilluar nga kompania ALCO për gazetën Real News, tregojnë një dallim prej 1.7% mes dy partive të mëdha në Greqi. Sipas rezultateve të këtij sondazhi, duket se riorganizimi i qeverisë, nuk i ka bindur qytetarët. Sondazhi është zhvilluar që nga dita kur u publikua qeveria e re deri në mesditën e djeshme.
Pyetjes – A jeni për një qeveri uniteti?
48% e të anketuarve i janë përgjigjur negativisht, ndërsa 42% janë përgjigjur pro një qeverie të unitetit.
Për pyetjen – Kush është fajtor për dështimin e krijimit të një qeverie të unitetit, 33% e të pyeturve fajësojnë kryeministrin Papandreu, ndërsa 25 % kryetarin e opozitrës Samaras, ndërsa të tjerët nuk japin përgjigje.
- A jeni për zgjedhje të parakohshme?
43% e të pyeturve janë përgjigjur pro zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme ndërsa 32 % mendojnë se nuk është koha për to.
Të pyetur se cfarë mendojnë për qeverinë e re, 40% përgjigjen se nuk iu pëlqen, 26% mendojnë se është më mirë se paraardhësja, 21% thonë se është më keq dhe 5% mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Pyetjes - Cilin profil politikani mbështesni? 32% e qytetarëve i përgjigjen duke mbështetur Papandreun, ndërsa për kreun e opozitës Samaras përgjigjen 33% e të pyeturve.
Pyetjes – Po të zhvilloheshin sot zgjedhjet, për kë do të votonit?
21.3% janë përgjigjur se do të votonin për Demokracinë e Re, ndërsa 19.6 % për PASOK.
Pra diferenca e mbështetjes mes partisë së Papandreut dhe opozitës në Greqi, është thelluar në 1.7%.
(e.m/BalkanWeb)