E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitën 30 mijë euro me karta false, 3 në pranga

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme tre persona të cilët përdornin karta krediti false për të vjedhur para. Aksioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës në bashkëpunim me sektorin e krimeve kibernetike bëri të mundur ndalimin e tyre dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë.

Zëdhënësja e policisë së Shtetit në një konferencë shtypi zbardhi detaje të tjera në lidhje me arrestimin e 3 personave që grabisnin para me karta krediti false. Të arrestuar janë shtetasit Maliq Kaca 29-vjec, Bedri Muda dhe Rajmonda Muda, kjo e fundit punonjëse policie.

Shtetasi Maliq Kaca jetonte në Britani dhe ka sjellë prej andej kartat e kreditit që i përkisnin kryesisht shtetasve anglezë e amerikanë, të cilat janë përdorur nga të afërmit e tij në Shqipëri, për të përvetësuar deri në 30 mijë euro.

Policia deklaron se personat e sipërcituar janë arrestuar për një hetimi 5 mujor.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›