E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, arrestohet super hacker-i 19-vjecar

BRITANI- Një 19-vjecar britanik duket se është përgjegjës për sulmet kibernetike të kryera së fundmi ndaj kompanisë SONY, CIA-s, Senatit Amerikan dhe FBI-së.

Adoleshenti që dyshohet se i përket grupit Lulz Security, që është në origjinë të këtyre sulmeve, u arrestua sot nga njësia e krimit kibernetik e Skotland Jard, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar të kryer në bashkëpunim me FBI-në.

I riu dyshohet se ka kryer një sërë sulmesh nëpër websajtet e kompanive dhe agjencive të inteligjencës si pjesë e grupit të hacker-ave. Djali u dërgua në një komisariat të Londrës ndërsa policia kreu kontrolle edhe në apartamentin e tij në Esex.

Grupi Lulz Security njoftoi pak ditë më parë se kishte arritur të thyente edhe sigurinë e FBI-së. Sulmit të hacker-ave nuk i ka shpëtuar kohët e fundit as Fondi Monetar Ndërkombetar dhe gjigandi i kërkimit Google.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›