Greqi sondazhi rritet pakenaqesia sociale

83% e grekëve deklarojnë të pakënaqur me jetën e tyre, 74% e tyre vlerësojne paralelisht se as Partia Socialiste, PASOK dhe as konservatorët e Demokracisë së Re nuk mund të qeverisin vendin, ndersa 8 ndër 10 vetë e cilësojnë tepër të gabuar politikën e ndjekur për daljen e vendit nga kriza.
Sondazhi tregon gjithashtu edhe një ndryshim të skenës politike në vend pasi opozita konservatore kryeson tashmë me 31% të votave ndaj socialistëve që përqendrojnë vetëm 27%, ndërsa për herë të parë në parlament mund të hyjnë deri në 7 parti.
Pavarësisht se përsëri Papandreu është më i preferuari nga udhëheqësit vendas, tashmë diferenca e tij me liderin e opozitës eshte vetëm 1%.
“E kuptoj padrejtësinë në masat që po marrim, por rrugët e tjera na cojnë drejt katastrofës”, ka thënë Papandreu dhe së bashku me stafin që drejton, theksojnë se janë të vendosur për të zbatuar masat deri në fund.
“Ajo që mbi të gjitha duhet të arrijmë është të vazhdojmë këtë rrugë të vështirë e cila do na nxjerrë në bregun tjetër, që do na lejojë të kalojmë lumin. E pra kur kalon lumin, lagesh dhe shume prej nesh do lagen, por nëse ndalon në mesin e lumit të merr rrjedha dhe atëherë ke humbur”, thotë Jorgos Papakonstantinu.
Ndërkohë për 18 ditë rresht, duke hedhur parrulla dhe duke mbajtur në duar pankarta dhe tenxhere, të indinjuarit grekë, vazhdojnë protestën e tyre para parlamentit në kryeqyet dhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit.