E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani kufizon hyrjen e ushtarëve amerikanë

Pakistani nuk do e ndryshojë vendimin për zvogëlimin e numrit të ushtarëve amerikanë që lejohen të hyjnë në territorin e këtij shteti.

Ky mesazh i është dhënë Drejtorit të CIA-s, Leon Paneta, nga shefat e ushtrisë dhe shërbimit të inteligjencës së Pakistanit, gjatë vizitës së Panetës në Islamabad.

Kjo ka qenë vizita e tij e parë që prej fillimit të majit kur nëpërmjet një operacioni sekret, forcat amerikane hynë në territorin pakistanez dhe e vranë liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden. Ky operacion vlerësohet se i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›