E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, vdes një gazetar i burgosur pas grevës 10 ditore

Faqet e internetit të opozitës iraniane njoftojnë se sot ka vdekur një gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Reza Hoda Saber, që ishte burgosur pak pas trazirave që u shkaktuan nga zgjedhjet para dy vjetësh.

Vdekja e gazetarit thuhet të jetë si shkak i ataku në zemër pas një greve 10 ditore.

Zgjedhjet e kontestuara presidenciale iraniane të mbajtura më 12 qershor 2009, shkaktuan demonstrata të mëdha kundër qeverisë islamike të vendit dhe rezultoj me shtypjen e ashpër të tyre dhe aktivistëve të opozitës.

Greva e urisë së Saberit, ishte nxitur nga vdekja e papritur e aktivistes pro demokracisë, Haleh Sahabi, e cila gjithashtu vdiq nga ataku në zemër kur asaj iu lejua pjesëmarrja në funeralin e të atit, një figurë e njohur e opozitës iraniane.

Saber ishte 50 vjeçar. Ai ishte burgosur edhe më parë, para arrestimit të fundit në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›