E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, 100 viktima nga reshjet e shiut

Rreth 100 persona raportohet se kanë vdekur nga vërshimet e mëdha në pjesën qëndrore dhe jugore të Kinës.
 

Mediat lokale raportojnë se pjesa më e madhe e shiut ka rënë në krahinën Hunan, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut i cili deri më tani ka shkatërruar 24 shtëpi dhe ka vrarë 20 persona.
 

Ndërkohë zyrtarët paralajmëruan se shiu i rrëmbyeshëm në pjesën e mesme dhe të poshtme të Lumit Jangze, mund të shkaktojë viktima të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›